Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme masat e sigurisë për 18 punonjësit e burgut të Fierit.

Burime bëjnë me dije se për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”, pasi akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Dyshohet se punonjësit e burgjeve kanë favorizuar të dënuarit duke u dhënë raporte fiktive për t’iu ulur dënimin.

Kujtojmë se në emisionin investigativ Stop, rreth një javë më parë është publikuar skandali në burgun e Fierit, ku dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh.

Një  qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 vitesh vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit që i duhet për punë jashtë Shqipërisë.

EMRAT:

Gerard Nonaj

Ervis Alliaj

Bashkim Mecci

Eris Isufaj

Albi Rezhda

Dorjan Nukaj

Arbwri Gjermeni

Enflor Hoxha

Florida Mata

Fatos Lika

Neritan Mataj

Mato Mataj

Ermal Liccaj

Xheniana Buzi

Denisa Bendaj

Sidorela Vogli

Jonida Qato

Eduart Rrapaj