Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolajn, i cili së bashku me 4 të tjerë akuzohet se përdhunuan një 15-vjeçare për 5 muaj në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje e ndodhur në 2021.

Ndaj 18 vjeçarit, Ardjan Gjinkolaj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa zevendesimi i mases erdhi me kërkese të pales mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kane kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori.

Ndërkohë çështja panale në ngarkim të 5 përsonave është në proçes gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.