1-Në Tiranë eshte mbajtur për herë të parë Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor “Qytetet Inteligjente”, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se sfidat e digjitalizimit po marrin një rëndësi të veçantë kohët e fundit, sidomos pas sulmeve kibernetike nga Irani.

2-Në një kohë kur sulmet kibernetike nga Irani kundrejt Shqipërisë janë të njëpasnjëshme, ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim garanton mbështetjen e SHBA në mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve. “Siç kemi parë atë që ka ndodhur rishtaz në Shqipëri, këto muajt e fundit, ne po sigurojmë mbrojtjen nga keqdashës qe dëmtojnë jetën e qytetareve dhe minojnë besimin e tyre ne demokraci Kjo konferencë për qytetet digjitale vjen në një moment kur të gjithë kërkojmë përgjigjen e pyetjes: Si mund të kombinojmë teknologjinë dhe liderët në mënyrën e duhur për të qenë të sigurt dhe për të përmirësuar të drejtat e qytetarëve tanë? Shtetet e bashkuara të Amerikës janë këtu për të ndihmuar.”- tha Yuri Kim.

3-Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka komentuar në Komisionin e ligjeve në lidhje me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku dyshohet se ish-Presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor. Xhixho u shpreh se kjo çështje është një alibi e qartë e mazhorancës dhe duhet të zbardhet sa më parë. Ajo shtoi se gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është bërë një kallëzim në SPAK për shtatë vepra penale të kryera nga Autoriteti i Dosjeve.

4-Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork. Ministrja Xhaçka përgëzoi Malin e Zi për organizimin e këtij takimi, i cili sipas saj vjen në mes të një krize të paprecedentë të shkaktuar nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës.

5-Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka dënuar luftën në Ukrainë nga agresioni rus dhe ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës. Teksa kryeministri foli rreth trazirave të fundit në botë, përmendi edhe sulmin kibernetik dhe i bëri thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të vendosin fokusin në sigurinë kibernetike.

6-Zelimkhan Abakarov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në mundje, duke u shpallur para pak ditësh Kampion i Botës në këtë disiplinë. Nga sot, Abakarov i natyralizuar shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

7-Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi në makinën me të cilën udhëtonin është gjetur kanabis dhe kokainë.

Në makinën që drejtonte 35-vjeçari me iniciale E.K., me pasagjer 25-vjeçarin me iniciale B.I., policia njofton se gjeti, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva dhe kokainë.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

8-Ambasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi një takim në selinë e Partisë së Lirisë. “Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta.

9-Sali Berisha dhe Edi Rama u përplasën në distancë për mbylljen e kolegjit privat turk Mehmet Akif pjesë e fondacionit Gylistan. Ish-kryeminitri akuzoi Edi Ramën se  ka marrë vendimin me urdher të mikut të tij Erdogan. Por, për Edi Ramën  e vërteta është krejt tjetër.  Kryeministri akuzoi Sali Berishën për konspiracion, lajme te pavërteta dhe përdorim të fëmijeve.

Në sqarimin e parë publik pas vendimit kryeministri sqaroi arsyet e vendimit të qeverisë për t’i vënë drynin shkollës.

10-Katër punonjës të Universitetit Bujqësor në Tiranë janë vënë në pranga pas akuzave për korrupsion, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Në përfundim të hetimeve organi i akuzës ka dalë në përfundimin se 4 personat e vënë në pranga pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerën 10.5 milionë lekë.

Një aksion i policisë është kryer në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku janë shoqëruar në komisariat dy mjekë dhe një infermiereNë operacionin policor të koduar “Skanderi”, u ndakua mjeku reanimator me inicialet F.M., mjekja me inicialet S.B. dhe infermierja me inicielet K.B.

Nga hetimet rezulton se kanë marrë shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.