Një incident është shënuar në një avion të American Airlanes. Një 33-vjeçar ka goditur me grushta stjuardesin, pasi refuzoi t’i servirte kafe.

Alexander Tung Cuu Lee, 33 vjeç, shkaktoi kaos në bordin e fluturimit të American Airlines nga Meksika në Los Anxhelos.

Ai u shoqërua nga avioni dhe u arrestua me dyshimin se kishte ndërhyrë në ekuipazhin e fluturimit.