Komisioni Evropian i transferoi sot në buxhetin e Kosovës edhe 5.25 milionë euro të tjera për ta ndihmuar në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen aktuale”, thuhet në komunikatë.