Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.