Që ky vend ka dështuar në politik-bërje, ju e dini ,e shihni dhe jetoni përditë me pasojat.

Që pas pak vitesh nuk do të jetojë më shqiptar në tokën mëmë, nëse vazhdohet kështu me këtë qeverisje, po filloni të mësoheni.

Ikën mjekët, inxhinierët po punojnë muratore, mësuesit po punojnë babysiter,po ikin gazetarët dhe tani nuk ka më as STUDENTË. Ju po mësoheni me këtë…

Ju i rritni femijët tuaj dhe i jua dorëzoni brigjeve të egër të perëndimit.Vendosni një gurë në zemrën tuaj si prindër dhe i lini fëmijët të ikin. Po pse duan të ikin të rinjtë?

Kush po e zvogëlon Shqipërinë e madhe?

Ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi.

Njerëzit duan punë dhe punë s’ka! Paga s’ka! Shërbimi shëndetësor 0! Siguria 0! Ikin njerëzit sepse e ndjejnë shtrëngatën që po vjen, e shohin se ata janë qeverisur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpëtimi! Ky është ngërci! Kjo është krisja demografike, kjo është Shqipëria.

PS:

Kush rri ende në Shqipëri?

Pas vendimit për të qëndruar në Shqipëri qëndrojnë ose arsyet familjare ose mosha!