Instagrami ka raportuar se po rrit kufirin kohor për story-t në 60 sekonda, nga kufiri i mëparshëm që ka qenë 15 sekonda.
Më parë, story-t në Instagram që ishin më të gjata se 15 sekonda do të ndaheshin në segmente të veçanta.
Kjo është një nga kërkesat që shumëpërdorues e kishin kërkuar prej kohësh.
Kompania e medieve sociale thuhet se ka filluar testimin e ndryshimit me përdorues të përzgjedhur nga fundi i vitit të kaluar.