Problemi me vonesën e furnizimit me tekste mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në RMV, është prezent edhe në komunën e Gostivarit, kanë bërë të ditur nga kjo komunë në reagimin drejtuar MASH.
“Mungesë të librave ka edhe te shkollat e mesme komunale. Shkolla e mesme Teknike Komunale përballet me një mungesë prej 5.825 librave nga viti i parë deri vitin e katërt. Në shkollën e mesme komunale të mjekësisë ka mungesë prej 8.985 librash, ndërsa 943 libra mungojnë në shkollën e mesme komunale ekonomike.” thonë nga Komuna e Gostivarit.
Sipas komunës, ky është viti i tretë që komuna e Gostivarit përballet me mungesë të teksteve shkollore dhe për të cilat, problem nga i cili, sipas tyre, më së shumti humbasin nxënësit.