Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar për një tjetër ndërtesë në Tiranë me kate pa leje, e cila sipas Salianjit ka 34 kate sipas lejes së dhënë nga Kryeministri Rama, ndërsa në realitet ka më shumë.
Salianji ka akuzuar drejtpërdrejtë Kryeministrin Rama, për të cilin ka thënë se është përgjegjësi kryesor për ndërtimet pa leje në Shqipëri.
Në fund të fjalës së tij, deputeti Salianji është shprehur se do ta çojnë deri në fund atë që nuk e bën qeveria në emër të publikut.
Pjese nga deklarata:
Edhe Prokuroria ka anë e saj të fajit në këtë katrahurë në Tiranë. Përgjegjësit kryesore jana kryeministri, qeveria, policia, IKMT. Pse dhe sot e kësaj dite, nuk janë çuar për ndjekje penale këto oligarkë? Nëse qeveria nuk ka forcë t’i çojë, do t’i çojmë ne.