Disa njerëz besojnë se nëse e hanë darkën pas orës 8, nuk do të kenë kohë për të tretur ushqimin. E kjo masë e patretur pastaj që depozitohet në organizëm, kthehet në yndyrë.

Por në të vërtetë, sipas shkencës, darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.