Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amendimimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.
“Aktakuza e konfirmuar e Ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.