Certifikata e vdekjes së Mbretëresha Elizabetë II tregon se ajo vdiq nga pleqëria.

Në të tregohet se monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator.

Regjistrimet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën e saj të vdekjes këtë të enjte.