Shefi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se Europa mund të preket nga një recension ekonomik.

Këto paralajmërim të zymtë Malpass e dha gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin Stanford gjatë një aktiviteti ku shpjegoi se dobësimi i monedhës së përbashkët Euro dhe inflacioni i lartë rrisin mundësinë e recesionit në Europë.

Duke rikujtuar se ekonomia e SHBA-së u tkurr në dy tremujorët e parë të këtij viti, ai theksoi se edhe rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar në mënyrë të dukshme për shkak të masave të marra kundër pandemisë COVID-19.

Presidenti i Bankës Botërore tha se vendet në zhvillim ndodhen përballë rreziqeve si inflacioni në ekonomitë e zhvilluara, produktiviteti i ulët dhe normat e larta të interesit edhe pas vitit 2023.