Në ditën e parë të tetorit, parashikohet të kemi mot me reshje shiu, nërsa ditën e diel paraqiten kushte të motit më te qendrueshme dhe më shumë diell.

Në fillim të javë vijuese do të mbajë mot paksa më i freskët, me vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë dhe të martë.

Sipas parashikimeve më të fundit, në pjesën e dytë të javës do të ketë më shumë intervale me diell, dhe rritje të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo ditën e shtunë ka gjasa të ketë depërtime edhe të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimet tek parametrat e grimcave të materies, e që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo edhe në të dobëta në disa stacione.