Mbi 1 mijë e 600 llogari të rreme në Facebook janë bllokuar nga kompania “Meta” të dyshuara për përhapjen e propagandës ruse në Gjermani, Itali, Francë, Britani të Madhe dhe Ukrainë.
Kompania njoftoi se kishte bllokuar rrjetin më të madh dhe më kompleks të lidhur me Rusinë, i identifikuar ndonjëherë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, raporton ANSA.
“Meta” kishte identifikuar dhe çaktivizuar rrjetin e lajmeve të rreme përpara se të shpërndaheshin te një audiencë e madhe.
Operacioni përfshiu mbi 60 faqe kopjimi të disa prej gazetave më prestigjioze perëndimore, duke përfshirë britaniken “The Guardian” dhe gjermanen “Der Spiegel”.