Kuvendi Kosovës me 61 vota pro ka votuar për vendimin e qeverisë që parasheh vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.
Pro këtij vendimi ka votuar edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj. Derisa partitë tjera opozitare kanë lëshuar sallën në shenjë pakënaqësie për shtyrjen e vazhdueshme të seancës së sotme.