Shkencëtarët kanë kryer një meta-analizë të 48 studimeve në gjenetikë dhe sulmet ishemike. Të gjitha 48 studimet kanë përfshirë 17 mijë pacientë që pësuan sulm dhe rreth 600 mijë njerëz që s’kanë përjetuar kurrë sulm. Shkencëtarët kanë shikuar të dhënat gjenetike të të gjithëve dhe kanë gjetur lidhje të sulmit para moshës 60-vjeçare dhe gjenit që përcakton nëse tipi i gjakut është A, AB, B ose 0.

Është gjetur se ata që kanë tipin A të gjakut kanë 16 për qind më shumë rrezik për sulm të mëhershëm se njerëzit me tipa të tjerë të gjakut. Ata të grupit 0 kanë 12 për qind më pak rrezik për sulm se të tjerët.

“Meta-analiza jonë shikonte në profilin e gjeneve dhe gjeti një lidhje mes grupeve të gjakut dhe rrezikut për sulm të hershëm. Lidhja e grupit të gjakut me sulme të mëvonshme ishte më e dobët se ajo që gjetëm me të mëhershmet”, ka thënë një nga hulumtuesit kryesor, Braxton Mitchell, profesor i mjekësisë.