Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se çdo datë që do të vendosë presidenti për datën e zgjedhjeve do të ketë mbështetjen e tij.

Pjesë nga deklarata:

Çdo datë gëzon mbështetjen tonë të plotë. Sot nuk kemi asnjë këshilltar të opozitës në ndonjë pushte vendor të ligjshëm. Unë kam qenë vetë president. Është detyra e tij të thërrasë dhe dëgjojë brenda hapësirave të tij. Unë i thashë presidentit të zbardhet dekreti një orë më parë që të gjithë ta dinë datën e zgjedhjeve. Dhe së dyti mbështes çdo vendim të tij.

Unë nuk mbyll asnjë derë se nuk është detyra ime as të mbyll dhe as të hap. Kam që në dy mars që jam në shesh përballë këtij regjimi. Si president kam qenë i vetëm me përkrahjen e popullit dhe njerëzve të ndershëm. Kam një forcë politike që pavarësisht nga traumat që ka kaluar ka një dinamikë që do të jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me opozitën. Ndjekin axhendën e Edi Ramës për të dobësuar opozitën.