Theksi i shtuar për uljen e ndotjes në ambient, alternativave më të qëndrueshme në afatgjatë dhe rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike.
Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ane e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind por këto masa kanë një efekt të pamatur.
Pavarësisht kësaj panorama e një studim nga Enti Rregullator të Energjisë ka dalë në përfundimin se leverdishmëria e makinave elektrike mbetet e lartë në raport me ato me djegie. Enti ka analizuar në një tabelë tre modele mjetesh një elektrike, një me naftë dhe një me benzinë ku për një kilometër kostoja e asaj elektrike është 1.82 lekë, e asaj me benzinë 21.6lekë dhe asaj me naftë 16.45 lekë.
“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme. Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizon Enti.