Tesla ka prezantuar robotin e saj humanoid Optimus në Ditën e Inteligjencës Artificiale 2022 gjatë së premtes, dhe Elon Musk beson se do të mund ta sjellë në treg me çmim prej “më pak se 20 mijë euro”.

Siç edhe u prit, ngjarja nisi me Teslan që prezantoi një prototip funksional të robotit të saj humanoid – një projekt i cili për herë të parë u bë publik në Ditën e Inteligjencës Artificiale të Tesla në vitin 2021.

Gjatë kësaj ngjarje u zbuluan dy prototipa.

Tesla filloi duke e prezantuar Bumble C, i cili është versioni i parë i robotit, dhe u zhvillua me gjysmë aktivizues. Shërbeu si një model testues për robotin e parë të Tesla i cili u zhvillua me pjesë të vetë kompanisë./electrek.co