Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve M.H. dhe E.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Sipas një njoftimi për media nga prokuroria bëjnë të ditur se i pandehuri M.H ka kryer akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e cila është e mitur.
Edhe për të pandehurin me inicialet E.N., prokuroria thotë se me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur.