Në kohën kur pedagogët po protestonin në Universitetin Politeknik me thirrje ndaj qeverisë për dyfishimin e pagave, kryeministri Edi Rama foli nga Universiteti Bujqësor se pagat e pedagogëve do të rriten deri në 15%, por buxheti i shtetit do të mbulojë vetëm 7%.

Sindikata e punonjësve të universiteteve kërkojnë që pedagogët të kenë një pagë dinjitoze në mënyrë që të kemi një arsim cilësor. Ata propozojnë që të paktën të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike në Kosovë.

Ministrja e arsimit, Evis Kushi duke qenë pjesë e komunitetit të pedagogëve kërkoi mirëkuptimin e tyre dhe i nxiti ata që të mos bazohen vetëm te paga por që të bëhen pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare për kërkimin shkencor