Partia Demokratike e Kosovës sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokuorinë Speciale të Kosovës kundër Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe U.D., sekretarit të kësaj ministrie Enis Spahiu, për çështjen e mosekzekutimit të pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që qëndruan në grevë për më shumë se njëmuaj.
Ky kallëzim penal pretendon se Murati e Spahiu kanë bërë “Shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 190, “Cenimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës” nga neni 218, “Cenimin e të drejtës në grevë” nga neni 221, në lidhje me nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.