Janë ekzekutuar të premten pasdite pagesat për muajin shtator për mësimdhënësit grevistë, kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave dhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Nga 25 gushti deri më 1 tetor sektorë të ndryshëm publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. 

Sot Ministria e Financave njoftoi se ka kërkuar nga komunat që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, për të ekzekutuar avancën si pagesë për zëvendësim të orëve të humbura në shtator.