Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar padinë e fondacionit Gylistan, që kundërshtonte vendimin e ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës dhe mbylljen e kolegjit privat turk “Mehmet Akif”.

Me vendimin e 7 tetorit, vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kolegjit turk, mbetet në fuqi.

Vendimi i Qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në institucione tjera arsimore, si dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator