Deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë.
Nga ky çmim abuziv, shton Salianji, po pasurohet qeveria me oligarkët, ndërsa shqiptarët varfërohen.
Postimi
Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve!
Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët! Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri!
Protesto!