Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ripërsëritur thirrjen e tij në drejtim të qeverisë për tërheqje nga amnistia fiskale.

Në një konferencë për mediet ditën e sotme, Meta, tha se kjo iniciativë  do të favorizonte qartësisht botën e krimit dhe do të godiste biznesin e ndershëm.

Gjithashtu, sipas kreut të PL, kjo iniciativë do të dëmtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Pjese nga deklarata:

DO TË MINOJË BESIMIN E SHOQËRISË TE SHTETI I SË DREJTËS DHE DO TË NXITEJ EDHE MË SHUMË EKONOMIA INFORMALE. DO MINOHESHIN PËRPJEKJET PËR TË LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUAR, I CILI SIPAS RAPORTEVE E KA KTHYER SHQIPËRINË NË NJË BAZA OPERACIONALE. SIKURSE KA PËRSËRITUR BE DO DËMTOHEJ PROCESI I BASHKËPUNIMIT  ME VENDET PARTNERE DHE VETË PROCESI I INTEGRIMIT NË BE”