Pedagogët shfaqen të vendosur për të kërkuar dyfishimin e pagave dhe të mos mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas. Ditën e  premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”, deklaroi kreu i sindikatës.

Kjo javë është vendimtare për nisjen ose jo të vitit të ri akademik më 17 tetor, në varësi të reagimit ose heshtjes së qeverisë.