Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka kohë që e përsërit se aktualisht ekziston një periudhë kohore pa zgjedhje në Kosovë dhe Serbi dhe se një gjë e tillë është në favor të bisedimeve në mes të dy shteteve të cilat ka vite që po negociojnë drejt një marrëveshje finale.

Lajcak të njëjtën e ka përsëritur edhe gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, duke thënë se ekziston përpara një periudhë kohore afër dy vjeçare të cilën mund të shfrytëzojnë në përpjekje për të arritur një marrëveshje finale.

Emisari sllovak ka thënë nuk thekson si afat vitin e ardhshëm, derisa ka ritheksuar se ka një periudhë kohore të përshtatshme e që do të jetë deri në vitin 2024 kur edhe do të mbahen zgjedhje në Washington dhe Bruksel.