Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me mjekë dhe profesionistë të shëndetit publik risolli në vëmendje kryerjen e mamografisë falas, njekohesisht tregoi dhe prioritetet per shendetin mendor.

Kemi vendosur një objektiv për të riorganizuar kujdesin parësor dhe për t’i dhënë fokus më shumë integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore. Ndaj, duke fillluar nga dita e sotme ne kemi hapur thirrjen për aplikim për 50 psikologë, të cilët do t’i atashohen 50 qendrave tona shëndetësore, për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, për të adresuar çështje të cilat në komunitet kanë një rëndësi parësore, që lidhen direkt me mirëqenien psiko-sociale, psiko-emocionale dhe gjithashtu mbështetjen që duhet të ofrojnë profilet e punonjësve, si psikologë apo punonjës social në strukturat e kujdesit shëndetësor”, është shprehur Ogerta Manastirliu.