Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ne Astana te Kazakistanit.

Kremlini tha në fillim të kësaj jave se Putini e Erdogani do të takohen për të diskutuar çështjen e Ukrainës në mesin e tjerave.

Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin dhe ka ofruar vazhdimisht organizimin e bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës./Koha