Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kundërshtuar zëvendësimin e orëve të humbura nga greva në arsim, të shtunave.

“JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor! Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, thuhet në postimin e tyre në llogarinë zyrtare në Facebook.

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sot në një konferencë për media tha se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë.