Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar progres raportin për Shqipërinë, duke thënë se ishte një radiografi e gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria.

Sipas  saj, në vlerësimin për kapitullin e parë të hapjes së negociatave nuk ka asnjë ndryshim nga viti që kaloi, duke thënë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

“Nuk ka kompromis për Amnistinë Fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit. Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë”, shprehet Tabaku.