Në Dubai u testua një taksi fluturues nga kompania kineze XPENG AEROH.
Ai është taksi elektrik fluturues me të cilin njerëzit një ditë do të mund të fluturojnë në destinacionet e tyre, duke i ikur kështu trafikut të dendur tokësor. Aeroplani-veturë XPeng X2, të cilin e zhvilloi kompania ajrore me bazë në Guangzhou, është një prej dhjetra projekteve të veturave fluturuese rreth botës.
Vetëm disa prej tyre janë testuar me sukses me udhëtarë në to, ndërkaq do të kalojnë shumë vite derisa të futen në shërbim.