Një zbulim i fundit ka dhënë prova se ekziston mundësia që një formë jete të ketë ekzistuar në sipërfaqen e planetit të kuq. Sipas shkencëtarëve, është e mundur që mikrobet marsiane mund të jetojnë ende nën tokë sot.

Sipas Boris Sauterey, një biolog në Institut de Biologie de l’École Normale Supérieure në Francë, lloji i krijesave që evoluan në Mars mund të kenë bartur farat e shkatërrimit të tyre.

Mikrobet që prodhojnë metan, ose metanogjenët, që lulëzuan në historinë e hershme të Planetit të Kuq mund të kishin shkaktuar një ngrirje të thellë në të gjithë planetin, duke përjashtuar evolucionin e formave më të larta të jetës. Ai shtoi se efekti i jetës në klimën e Tokës mund të jetë unik në galaktikë dhe se shumica e planetëve për ironi mund të jenë bërë të pabanueshme nga vetë jeta.

Ekipi francez zbuloi se “banueshmëria nëntokësore ishte shumë e mundshme” në Marsin e hershëm, ndoshta në të njëjtin nivel me oqeanet e hershme të Tokës./Noa