Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një shfaqje teatrale për të shmangur skandalet ku është përfshirë, fjalimin dhe debatet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Evropës në Strasburg.
“Skanimi i të gjithë këtyre problemeve që sapo nënvizova tregon një devijim të qartë për Bashkimin Europian dhe reflektojnë drejtimin anti europian dhe autokratik të kësaj qeverisjeje. Bojkotimi i fundit në Strasburg ishte një mesazh I qartë se bllofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cënuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme europine nuk mund të mbulojnë kurrsesi kursin e tij aventuresk dhe shmangien nga skandalet ku është përfshirë”, tha Meta.