Familja e madhe e Hysen Begos i qëndroi besnik luftës
about:blank Në ditën e përvjetorit të 95 të Qemal Begos midis miqve e shokëve kishte dy veteranë të luftës Odhise Porodiri dhe Servet Agalliu, ndërsa të tjerë ishin pasardhës veterani. Qemali priti atë ditë një det me urime, nga Çepani, Skrapari, Malësia e Gjakovës, Luma, Martaneshi, Kurveleshi, Devolli dhe Myzeqeja…ku të gjithë e uronin për tu bërë shekullor.
Fshati Çepan i Skraparit u përfshi i gjithë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në këtë luftë u përfshi dhe djaloshi Qemal Bego duke filluar nga 10 shtator 1943, fillimisht partizan i thjeshtë në komandën e vendit, u rreshtua në batalionin partizan “Ajet Xhindole”, në Grupin e Skraparit, ku zhvilloi luftime në Tendën e Qypit dhe në pas në Brigadën X Sulmuese.
Ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur nisi detyrën e korierit partizan. Qemal Bego ishte biri i familjes së madhe të Hysen Begos e cila u përfshi në Luftën Antifshiste dhe i qëndroi besnik asaj. Familja Bego priste dhe përcillte partizanë, Qemali vraponte nga çeta në batalion e në komandën e vendit për të çuar një copë kartë, një detyrë, një amanet luftarak, një urdhër e porosi, gjithnjë në ballë të luftës. Ai luftoi në betejën e përgjakshme të Tendës së Qypit, ka pa me sytë e tij përleshjen e partizanit me gjermanin e Hitlerit, pa shokët të vrarë dhe të përgjakur, pa si një ushtri e fortë dhe e armatosur thyhej para zemrave dhe trimërive të partizanëve që luftonin për çlirimin e vendit të tyre. Ishte koha kur bëheshin trimëri dhe shkruhej historia në ballë të luftës. Këtë histori e shkroi dhe partizani Qemal Bego. Partizani i Brigadës X Sulmuese mbeti deri në fund të luftës partizan, sepse ai vinte nga një fshat me tradita si Çepani, por dhe nga familja zemërmadhe e Hysen Begos, që trimit i thoshte trim dhe tradhëtarit tradhëtar.
Qëndroi stoik për kohën
Pas çlirimit të vendit dallgët e jetës Qemalin e përplasën në fronte të ndryshme, midis jetës ushtarake dhe asaj civile. Qemali kurrë se i dha jo punës, por ai gjithmonë është shprehu se këtu po, punohet dhe luftohet për jetën.
Jeta e mësoi se armiku nuk ishte vetëm ai që të pushton vendit, apo ai që tradhëton idealet, por ndodh që miku lajthitë dhe bëhet kundërshtari më i rrezikshëm. Filloi loja e bërrylave dhe e letrat anonime, që nuk e lanë rehat në shumë vite. Qemali nuk u tremb në luftë, e jo më tani që vendi ishte i çliruar dhe punës kurrë nuk i tha jo. Ai qëndroi stoik. I përballoi në mënyrë shembullore të gjitha punët që e caktuan të punonte oficer, referent bujqësie, topograf, punëtorë, e më në fund kryetar kooperative bujqësore, në një nga më të vështirat e kohës. Ai përsëri luftoi me vetveten dhe i thirri traditës familjare dhe të fshatit, të punonte me ndershmëri, cilësi kjo e ardhur nga shekujt dhe të ishte model në lëvizje, në qëndrim, në familje e në shoqëri, gjithmonë duke qenë i disiplinuar vet, kërkues për punën dhe mbështetës për njeriun punëtorë. Gradualisht cilësitë e tij po i shpaloste punë dhe jeta e tij model.
about:blank Në vitin 1954 Majori Gani Vajza me dorën e tij të prerë gjatë luftës, do të deklaronte se Qemal Brgo Çepani ka qenë efektiv i batalionit të tretë të Brigadës 3 të Mbrojtjes në Vlorë, dhe ka marrë pjesë në të gjithë veprimtarinë e saj në qarkun e Vlorës. Kështu aspiranti Qemal Çepani ka treguar trimëri shembullore. Pastaj jeta Qemalin e përplasi në shumë detyra të ndryshme, ku paralel me punën ndoqi dhe shkollën.
Qemail trim dhe në punë
about:blank Në vitet 1960 ai ishte në krye të kooperativistëve të Drenovicë-Samaticës dhe në vitin 1966, u bashkua dhe me Kutallinë. Në krye të kësaj njësie të madhe bujqësore ai qëndroi 15 vite rresh, qëndroi se djersa e ballit në këto vite nuk ju tha kurrë, punoi dhe mbushi hambarët e njësisë ekonomike me të gjitha prodhimet. U bë i njohur në zonën e Beratit, por nami mbriti dhe në Çepan të Skraparit e u përhap në të gjithë Shqipërinë. Ai ishte gjithmonë në lëvizje dhe lëvizja e tij bëri që të lëvizmin dhe të gjithë të tjerët. Këtë cilësi kishte teguar që partizan në detyrën e korierit, këtë bënte dhe tani në krye të ekonomisë së Kutallisë. Ai ishte gjithmonë në lëvizje dhe kudo shpinte habere, shpinte mirës, shpinte bollëk dhe fjala i zinte vend e buzëqeshja e tij shtonte begatin dhe harmoninë në këtë njësi të madhe ekonomike. Për punë që dukej dhe për rezultate, për bujari dhe fisnikëri të tregua me të gjithë, korieri partizan dhe bujku i mirë Qemal në vitin 1969 u vlerësua me titullin Hero i Punës Socialiste me motivacion për zhvillimin e forcimin e ekonomisë, kontribut të shquar në punën drejtuese dhe organizuese, ka fituar besim, simpati dhe respekt si aktivist shoqëror. Ja ky ishte njeriu i thjeshtë që në jetë bëri punë të thjeshta, por që rezultatet ishin të mëdha.
Ishte dekoruar si trim në luftë, por meritoi dhe dekoratën si trim në punë. Ishte pesëmbëdhjetë vjet kryetar njësie ekonomike dhe në çdo ditë të vitit ai ishte plotësisht i shkrirë me anëtarët dhe specialistët e bujqësisë e të blegtorisë, të cilë i donte dhe i respektonte pa masë.
about:blank Ndërsa në vitin 1973, Enver Hoxha do t’i hiqte vërejtje Gaqo Neshos, sekretarit të partisë në Berat, se për Heroin e Punës Socialiste Qemal Begasin nuk ishte gjetur vendi i punës për t’u bërë drejtor në një sektor të rëndësishëm.
Qemali në jetë kishte disa parime të cilat i ishin bërë natyrë e jetës së tij si, nuk u shmang kurrë nga udhëtimi që kishte nisur në jetë, ndershmëri dhe disiplinë në vetvete, kjo e shfaqur në punë, thjeshtësi dhe dashuri me të gjithë njerëzit, të mëdhenj apo të vegjël, kthimi i kokës nga vendlindja, nga farefisi dhe toka prindërore, dëgjoi miqtë, shokët dhe familje, se gjithmonë fiton, do të shprehet shpesh dhe sot, në këtë moshë të bardhë. Qemali kur flet duket sikur këndon, flet mendueshëm, me një zë karakteristik, si jehonë trimash, dhe tregon ndodhira nga më të ndryshmet nga sekretari i partisë dhe deri tek çobani e karrocieri, nga komunisti tek ballisti, nga socialisti tek demokrati. Dhe vijon mendimin e tij, se askush nuk e fitoi këtë botë, por i lumtur është ai që bën mirë dhe lë gjurmë në jetë. Dhe me thjeshtësi e me ngadalësi thotë se mirësia gjatë gjithë jetës është familja dhe shoqëria. Duhen ruajtur këto dy vlera të mëdha, sepse lumturinë njeriu i punës e gjen në punë, në familje, në shoqëri, por shton dhe në vendlindje.
Mbeti fisnik në rrugëtimin e tij historik
Ilmi Qazimi ishte tepër i gëzuar atë ditë të përvjetorit. Kjo sepse Qemali merrte pjesë rregullisht në të gjitha veprimtaritë që zhvillon shoqata “Tomorri”, por veçanërisht Ilmiu e ndjej si kryetar i shoqatës atdhetare kulturore “Çepani”, të cilin vajta vite që e kam bashkëudhëtarin më të rregullt. Qemali më kërkoi me këmbëngulje që të shkonte në 80 vjetorin e çlirimit të Skraparit, ashtu siç kishte bërë dhe në përvjetorët jubilare të asaj date historike, datë për të cilën luftoi me armë edhe ai, së bashku me shokët e shoqet partizane në Brigadën X Sulmuese. Ai mori mori pjesë në të gjithë veprimtaritë dhe kudo ju bë nderimi, u respektua dhe u kthye në Tiranë, ku tani jeton, shumë i kënaqur dhe i gëzuar. Në shoqatë ai gjithmonë ka qenë i gatshëm dhe i papërtuar për të dhënë ndihmesën për aktivitete atdhetare, historike dhe kulturore.
Qemali me daljen në pension, ka milituar dhe është aktivizuar gjerësisht si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në Komitetin Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve “Nderi i Kombit” e respektojnë dhe i dëgjojnë mendimet si kryekëshilltar. Ai shqetësohet për gjallërimin e jetës së kësaj organizate, për përkrahjen që duhet t’i japë më shumë shteti dhe për vlerësimin e veteranëve nga pushteti dhe shoqëra, si vlera të jetës shqiptare. Ai lexon e koleksionon shkrime nga gazetat, fotografi që ruajnë idealet e luftës e të punës, është një kërkues i vazhdueshëm i shkrimeve historike dhe ndjek me vëmendje vlerësimin e veteranëve të shkruar në gazetën “Kushtrim Brezash”, por dhe të pasardhësve të tyre. Ai gëzohet pa masë kur veteranët vlerësohen nga presidenti, vlerësohen nga qeveri dhe nga bashkitë e vendit. Ai i di me emër rrugët e Shqipërisë që mbajnë emra veteranësh, të miqve dhe të shokëve të tij të jetës dhe të punës.
E kështu, partizani i vitit 1943, aspiranti i vitit 1954, heroi i vitit 1969, veterani i 1990, është e mbeti fisnik në rrugëtimin e tij historik, simbol i kryekëshilltarëve të veteranëve, ndër më të veçantët që vijnë duke u rralluar në Shqipëri. Jeta e tij 95 vjeçare përcjell sot mesazhin e lirisë, të punës, të patriotizmit dhe të ndershmërisë shqiptare. Zemra e tij jeton në saj të dashurisë për vendlindjen, ku kontaktet me Çepanin, Kutallinë dhe Beratin i ka të përditshme. Tashmë ai i përket gjithë shoqërisë shqiptare, si partizan i përjetshëm.
Qemal Hysen Bego e ka bërë dhe vazhdon të bëjë historinë e tij të pazëvendësueshme në breza. Ai i përket brezit të lavdishëm të luftëtarëve antifashistë, ndërsa ne pasardhësit e tyre ndjejmë si detyrim moral të mësojmë nga qëndresa e tyre, pasi me shembulli i tij si veteran ai ngelet stoik para historisë dhe bëhet i pavdekshëm.