Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan sot një tjetër tubim proteste në sheshin Nënë Tereza të Tiranës, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.
Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre.
Qeveria rriti me 7% pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8% të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre.
Ata theksuan se kërkesat e tyre janë minimale për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe universiteteve, ku fondet e kërkimit shkencor janë minimale dhe pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.