Turizmi detar por edhe ai historik ka marre një shtrirje të kënaqshme vitet e fundit në Atdheun tonë, duke e kthyer atë në një degë të rëndësishme të ekonomisë. Pa u ndalur në të mirat dhe mangësitë e turizmit detar, lidhur me turizmin historik, mendoj që të jap ndonjë mendim për mundësitë e zgjerimit të metejshëm të tij, për frekuentimin jo vetëm të disa qendrave të njohura arkeologjike si qytetet antike, kalatë mesjetare, objektet fetare etj, por edhe te qendrave të tjera të zbuluara dhe studiuara, por të lëna në harresë. E kam fjalen ketu per vendbanimet dhe pikat arkeologjike te periudhes Prehistorike. Shkas për këtë shkrim u bë një fakt që mua si njohës i historisë kombëtare më shqetësoi.
Qarku i Korçës shquhet për numurin e madh të qëndrave arkeologjike të periudhës prehistorike (para shek të mijëvjeçarit të fundit pes). Ato janë evidentuar, studiuar, por pak njihen nga vizitorët për arsyen e thjeshtë se nuk është bërë sa duhet për propogandimin e tyre. Kështu në fund të viteve ’60 të shekullit të kaluar në afërsi të fshatit tim Terovë të rrethit të Korçës, u bënë gërmime arkeoligjike ne një varrezë tumulare qe i takon kësaj periudhe, të njohur në histori me emërimin tuma e Kuçit të Zi. Pas gërmimit dhe vjeljes së materialit të gjetur në të, qëndra braktiset dhe mbi të fshatarët mbjellin prodhimt e tyre bujqësore, pra çduket çdo gjurmë e ekzistencës së saj. Duke prezantuar shkurt se ç’përfaqësojnë këto qëndra, do të theksoj vlerën e tyre turistike pas ndonjë investimi të vogël krahasuar me vendet fqinje ballkanike.
a) Pak histori: Peridha Parahistorike (ose Prehistorike, sic njihet periudha para lindjes se dokumentave te shkruara), me shtrirje kohore nga mbi 100.000 vjet me pare deri ne fillimet e periudhes se hekurit, (mijevjecari i fundit p. e. s) ndahet ne: 1) Epoka e Paleolitit, 2) Mezolitit, 3)Neolitit, 4) Eneolitit ( epoka e baker-gurit), dhe Epoka e Bronxit
Vendet Mesdhetare kane qene nder rajonet me te pupulluara gjate Paleolitit. Ne vendin tone gjurmet me te hershme i ndeshim gjate Paleolitit te Mesem (100.000–30.000 vjet me pare), ne Xare ( Sarande) , ne shpellen e Gajtanit ( Shkoder), Kryegjate (Apolloni), etj. Vendbanimet e kesaj periudhe ishin shpellat, si vendbanime natyrore.
Ne Neolit (7000 –4000 vjet me pare) pati nje shtrirje me te gjere te popullsise, gje qe pasqyrohet ne dhjetra e dhjetra vendbanime te shperndara pothuajse ne gjithe territorin e Shqiperise se sotshme, si ne Maliq, Cakran, Vshtemi, Podgorie, Kamnik (Kolonje), Blaz (Mat), Gradec, Kolsh (Kukes), Rajce (Librazhd) ,etj ,etj.
Vendbanimet e kesaj kohe i ndeshim kryesisht ne terraca lumore, prane vendeve me toka pjellore, afer pyjeve, nderkohe qe vazhdon tradita e vendbanimeve me te hershme shpellore si ne Velce, Tren, Konispol, Kolsh, apo prane ujrave te lumejve, kenetave, liqeneve, si ne Dunavec, Maliq, Oher (Lin), Sovjan, Drilon, Prespe etj, (keto te fundit njihen nga banesat e ngritura mbi hunj, dhe qe emerohen vedbanime Palafite).
Gjate Eneolitit dhe Epokes se Bronxit ( mijevjecari i katert deri ne mijevjecarin e fundit p. e .s), ndeshemi me vedbanime te ngritura mbi toke, tip kasollesh te ndertuara me lende drusore, kallama, kashte etj, ne disa raste vihen re mure anesore te ngritura me gure dhe vetem ne fund te epokes se Bronxit ngrihen per here te pare vendbanimet e fortifikuara tip kalash, ndertuar me gure te paltuar dhe te palidhura me llac, si ne Gajtan, Margellic (Fier), Cetushin ( Diber ne Luginen e Drinit te Zi etj). Qeramika e zbuluar ne ‘to paraqet rendesi te vecante.
Ne aspektin e organizimit shoqeror, gjate kesaj etape hidhen bazat e bashkesise primitive, pra te jetes dhe punes kolektive, gje qe vihet re jo vetem ne qendrat stacionare te banimit por edhe ne vendvarrimet e perbashketa, te emeruara si vendvarrime tumulare. Tumat kane nje shperndarje gjeografike pothuase ne gjithe territorin shqiptar, nga Kuksi e Mati, deri ne Dropull dhe Sarande.(Shif. Harten Arkeologjike te Shqiperise)
Mbeshtetur tek zbulimet arkeologjike qe nga nga periudha e para clirimit, gjate viteve 45-90 te shek te. dhe atyre te viteve te findit, kane dale konkluzione me rendesi historike, jo vetem per etnogjenezen e ilireve, per autoktonine dhe shtrirjen e tyre gjeografike, per vazhdimesine iliro-shqiptare, por edhe per zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise, si bujqesise, blegtirise, gjuetise, peshkimit, per lidhjet kulturore dhe ekonomike midis popujve fqinj te pellgut te Mesdheut etj
b) Ne aspektin turistik : Pa u futur ne hollesira, pjesa dermuese qendrave arkeologjike qe lidhen me Prehistorine jane evidentuar dhe studiuar. Materialet e gjetura ne to ( kryesisht vegla pune, mjete gjuetie, peshkimi, qeramike etj), jane ekspozuar ne muzeme qendrore dhe lokale, konkluzionet qe kane dale nga studimet jane te botuara ne organe shkencore, etj Ajo qe me shtyn te shkruaj keto pak rradhe eshte fakti se keto qendra arkeologjike qe i perkasin periudhes ne fjale nuk vleresohen sa duhet, shpesh here lihen ne harrese. Ato ne disa raste rrezikohen te zhduken. Se dyti, ato kane vlera historike dhe duhet te shfrytezohen per qellime turistike. Eshte detyre e Institutit te Arkeologjise prane Akademise se Shkencave Albanalogjike, e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit, por edhe e seksioneve te kultures prane Bashkive ne Qarqe qe te perkujdesen per to. Sigurisht qe ne planet e tyre strategjike mund te parashikohen restaurime dhe mirembajtje, por ne terren duhet te behet me shume, vecanerisht per tu bere terheqese per turistin vendas dhe te huaj.
Ne vendbanimet prehistorike ne veshtrim te pare duket sikur nuk ke c’fare te shohesh ne to, pra nuk jane si qendrat e medhe, si p.sh Butrinti, Apollonia, Dyrrahu, Dimali, Antigonea, Kalate e medhe te periudhave te ndryshme historike te njohura tashme ne te gjithe vendin etj, por nje ekspozim me i mire mund ta bëjë më tërheqese edhe kulturën prehistorike.
Per periudhen prehistorike te vizitueshme jane shpellat, vendbanimet palafite, tumat dhe vedbanimet e fortifikuara me gure te Epokes se Bronxit.
Interes të veçantë per vizitorin paraqesin shpellat e njohura në rajonet malore të vëndit, disa prej të cilave përveç vlerave gjeografike kanë edhe gjurmë nga kultura prehistorike. Midis tyre ndër më te njohurat eshtë shpella e Trenit, monument historik i kategorise se pare. Ajo gjendet ne brendesi te Parkut Natyror Kombetar, prane Liqenit te Prespes se Vogel. Shpella i takon periudhes rreth 6000 vjet p.e.sone dhe ruan brenda saj vlera te medha natyrore dhe materiale shpirtrore. Pikturat ne faqet shkembore te Shpelles jane nje fenomen i ralle nga mund te nxjerrim konkluzione historike. E rendesishme ne rastin konkret nuk eshte vetem reklamimi, i cili nuk mungon, por mirembajtja e saj. Perpjekje ka pasur nga Institucionet qe permenda me lart, disa here jane vene porta hekuri per mbrojtje, por per fat te keq jane demtuar dhe prishur nga keqbersit dhe fatkeqesisht aktualisht eshte lene ne meshire te fatit . Mungon ndricimi dhe mjetet e tjera mbrojtse per vizitorin, etj. U ndalem vetem tek Shpella e Trenit, por vendbanime te ketij tipi me rendesi historike ne Shqiperi jane te shumta, si p.sh ne Gajtan te Shkodres, ne Bruc te Matit etj.
- Vendbanimet Palafite, si nje lloj i vecante vendbanimi, pak te njohura per masen e popullsise se thjeshte, padyshim qe paraqesin interes per vizitorin. C’fare perfaqeson ky tip vendbanimi? Vendbanimet palafite jane banesa te thjeshta te ngjashme me kasollet, te nderuara me dru e te mbuluara me barishte, por qe nuk jane te vendosura mbi toke, por mbi nje lloj platforme te ngritur mbi uje. Gjurmet e trareve mbi te cilat ngrihet kjo platforme i gjejme sot kryesisht ne brigjet e liqeneve, kenetave, anes lumejve etj. Ndertimi i ketyre vendbanimeve mbi uje kishte si qellim se pari mbrojtjen e banoreve primitive nga rreziqet qe u kanoseshin prej kafsheve te egra, apo fiseve kundershtare te tyre dhe se dyti ato ishin te volitshme per peshkim, si nje ushqim i perditshem per banoret qe jetonin ne to. Duhet theksuar qe rajoni juge-lindor i Shqiperise se sotme dhe te vendeve fqinje (Greqi, Maqedonia e Veriut) e kane me te perhapur kete lloj vendbanimi. Me konkretisht vendbenimet Palafite jane zbuluar ne Maliq, Dunavec, Sovjan, ne Gadishullin e Linit, ne Drilonë pranë Liqenit Liqenit te Pogdradecit, etj; ne liqenin e Kastoriase (Greqi), ne brigjet e Liqenit te Ohrit ne Maqedonine e Veriut (Galicice ),etj.
Nga momenti i zbulimit dhe studimit, venbanimet palafite do te beheshin shume interesante per vizitorin, qofte ky turist, nxenes shkolle apo qytetar i thjeshte. Rikonstrukturimi per te krijuar imazhin e vendbanimeve palafite, sic ishin ne kohen prehistorike, mund te behen me shume pak shpenzime. Ato marrin rendesine e nje muzeumi ne natyre. Sigurisht qe arkeologet kerkojne perfundimin e studimeve te materialit te gjetur ne to, per te arritur ne ate qe thame me lart, por dicka duhet bere per te qene me terheqese per turistin , sidomos ne Maliq (ku germimet kane disa dhjetevecare qe kane nisur), apo ne venbanimin e Zagradecit ne Gadishullin e Linit, ne breg te Liqenit te Ohrit, pika qe jane shume afer me rrugen nacionale Korce-Pogradec. Per paralelizem le te hedhim nje veshtrim dhe te bejme nje krahasim per te njejtin tip vendbanimi te zbuluar ne Kastoria (Greqi) , Galicice, me ato te zbuluara ne vendin tone, per te pare kontrastin qe ekziston.
Sic shihet nga fotografia pa ngjyre, e mare ne kohen e germimeve ne Maliq, deri me sot nuk eshte vene dore per te bere dicka per te terhequr vizitorin ne vendin e zbulimit, por eshte mjaftuar me nje maket te ekspozuar ne muzeun historik te qytetit te Korces, sic shihet ne foton perbri. Dhe jo vetem ne Maliq, por kudo ku ka vendbanime palafite dicka duhet bere per tu bere funksionale, ne kuptimin e terheqjes se vizitoreve.
- Vendvarrimet tumulare. Tumat (varret kolektive) kane nje shtrirje te gjere jo vetem ne territorin shqiptar. Ato i gjejme ne gjithe rajonin Mesdhetar, bile edhe ne rang evropjan e aziatik ( nga Suedia e Gjermania e deri ne Vendet e Lindjes, si Kore, Japoni etj.) Zbulimet dhe studimet e ketyre kane rendesi te madhe historike per konkluzionet qe dalin nga inventari i pasur arkelogjik te gjetur ne to. Numri i madh i tumave dhe shtrirja e tyre eshte nje tregus i qarte i popullimit masiv te rajoneve tona. Llogjika ta thote qe prane tumave duhet te kete pasur qendra te banuara stacionare, tani ne vende te hapura prane fushave pjellore, pyjeve, lumenjve etj. Koha e broķnxit dhe e fillimit te peridhes se hekurit shenon piknisjen e procesit te etnogjenezes se ilireve, mbi bazen e nje substrati me te hershem (mbase pellazgjik, nga te cilet formohen helenet, thraket, etrusket etj.). Inventari i zbuluar ne tumat ndihmon shume ne kete proces.
Ne aspektin turistik mbase nuk paraqesin shume interes , sepse materialet e zbuluara depozitohen dhe ekspozohen ne muzeumet, por nuk eshte normale qe ne vendodhjen e tumave te mos kete te pakten nje mbishkrim ne tabela metalike dy gjjuheshe ( shqip dhe anglisht, sic shihet ne nje foto te marre nga nje tume ne Gjermani ), pasi ne terren ato rrezikohen te humbasin vendodhjen e tyre.
- Vendbanimet e fortifikuara, kryesisht te ngritura ne zona kodrinore, me gure te palatuar dhe te palidhura me llac ( mur i thate), te Epokes se Bronxit te vone, dhe te fillimit te Epokes se Hekurit. Tipik per kete
lloj vendbanimi eshte Gajtani ne rrethin e Shkodres, etj qe permenda me lart.
Ne perfundim te ketij shkrimi duhet te theksoj faktin qe qendrat dhe vendbanimet prehistorike nuk shkeputen nga te gjitha monumentet me rendesi hisorike, qe fatmiresisht jane te panumurta ne Atdheun tone, pasi ato perbejne nje pasuri te madhe kombetare . Duke mare te pandare turizmin detar me ate historik dhe natyror, eshte detyre e organeve kompetente qe jo vetem ti reklamojne me anen e guidave dhe botimeve te vecanta, por edhe te investojne me shume per mirembajten, rikonstruksionin dhe infrastukturen e tyre. Eshte bere mjaft kohet e fundit dhe kjo duhet vleresuar, se vetem keshtu ato mund te terheqin vizitorin. Nje fjale e urte popullore thote “me mire te dish se sa te kesh”.
Nga Dr. Rafail LIPI