Kirurgët kanë kryer një operacion të trurit në një pacient 35 vjeçar derisa ai luante në saksofonin e tij.
Mjekët kanë thënë se operacioni për largimin e tumorit ishte plotësisht i suksesshëm.
Operacioni, i cili u zhvillua në spitalin ndërkombëtar Paideia në Romë, zgjati 9 orë dhe përfshiu një ekip prej 9 mjekësh e infermierësh.
Kirurgjia lejon monitorimin në kohë reale të çdo dëmtimi të paqëllimshëm që mund të shkaktohet nga kirurgu gjatë një operacioni në tru.
Ishte një nga herët e para që një operacion kaq kompleks u zhvillua në një spital privat në Itali./AP