Dëshira për akull
Disa studime kanë lidhur dëshirën për akull me mungesën e hekurit. Njëri prej tyre, në fakt, përmend se akulli rrit rrjedhjen e gjakut në tru për të luftuar dobësinë dhe plogështinë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.
Dëshira e fortë për kripë
Dëshira shumë e fortë për ushqime të kripura mund të tregojë të ashtuquajturën sëmundje të Addison-it, një gjendje në të cilën gjëndrat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormonet e nevojshme, si kortizoli, të cilët ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresi dhe aldosteronin, i cili ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut. Nëse nuk trajtohet, sëmundja e Addison-it shoqërohet me sulme të rënda hipotensive.
Dëshira për ujë
Etja e tepërt është një simptomë e hershme e diabetit. Një ndjenjë etjeje e madhe shoqërohet edhe me urinim të tepërt. Nëse vuani nga diabeti, në gjak vendoset sheqer shtesë dhe veshkat duhet të punojnë shumë fort për të filtruar dhe përthithur sheqerin. Ndonjëherë veshkat thjesht nuk mund t’ia dalin dhe ëmbëlsia e tepërt shndërrohet në urinë. Kjo do të thotë urinim i shpeshtë dhe etje për më shumë ujë. /abcnews.al