Policia e Shtetit çdo ditë përballet me situata të ndryshme, disa më pak të vështira se të tjerat. Kjo për shkaqe të shumta, duke filluar nga kontigjentët kompleks që i’u duhet të menaxhojnë deri tek mbajtja dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë. Jo pak herë kemi dëgjuar edhe raste devijante në rradhët e Policisë së Shtetit, por kjo nuk i pëgjithson ata. Ka efektivë që punën e tyre në shërbim të komunitetit përpiqen ta bëjnë më së miri. Një situatë e tillë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Këtë ngjarje e ka bërë publike Edmond Muhametaj (Ish-drejtor klubi, gazetar) me anë të një postimi në profiln e tij në Facebook.
Postimi i plotë
POLICIA QE DUAM.
“Nën ‘ tingujt’ e muzikës se në polici gjen vetëm shembuj negativ sot rasti e desh që trupa policore e postës ne Qytetin Studenti të tregonte se në Policinë e Shtetit shembuj pozitiv ka plotë dhe cdo ditë.
Patrulla gjen në rrugë një portofol me një sasi të konsiderueshme lekësh dhe dokumenta personale të një studenti të Universitetit të Mjekësisë. Në kohe rekord njofton zyrtaret e QS të cilët gjejnë studentin dhe i dorezojnë në stacionin e policisë sendet dhe paratë e humbura. Edhe pse ne dukje një veprim korrekt e normal nga ana e patrullës se policise e postova në shenjë respekti ndaj policisë dhe për të thënë se jo cdo gje ketu duhet nxire…. Respekt për patrullën dhe komisar Urim Shametin. Policia që duam”