1-Qeveria ka gati pr/buxhetin për vitin 2023, të cilin pritet ta prezantojnë në javët në vijim, ndërsa parashikimi për rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm është ulur. Deklarata vjen nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një prononcimi për mediat, ku njoftoi vendimet e këshillit të ministrave.
Gjatë 2023 parashikojmë që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6% në terma reale dhe 5.7 % në terma nominal. Parashikojmë që inflacioni të fillojë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6% përmes buxhetit do vijojmë të kemi një konsolidim fiskal. Si nga të ardhurat dhe shpenzimet, pr/buxheti reflekton këto parametra makroekonomik. Kemi disa skenarë, këto parametra parashikojnë një recesion teknik të vendeve të BE dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% në 2.6%.—tha nder te tjera Delina Ibrahimaj
2- Seanca që ishte parashikuar të mbahej të hënë e javes qe lame pas në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.
Mësohet se shkak është bërë një fatkeqësi që i ka ndodhur avokatit mbrojtës, Maks Haxhia.Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
3- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjeti fajtore ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.
Por për shkak të aplikimit gjykimit të shkurtuar me një të tretën e dënimit, ish-gjyqtarja do të vuajë dy vite. Dënimi llogaritet nga data 11 shkurt të 202, pra sh-gjyqtares i kanë mbetur vetëm 5 muaj.
4- Ilir Meta ka përsëritur sërish apelin drejtuar kryeministrit për t’u tërhequr nga miratimi i amnistisë fiskale, një pr/ligj ky i kontestuar nga ndërkombëtar dhe së fundi edhe nga FMN.
Për kreune Partisë së Lirisë, nisma synon amnistinë e evazionit fiskal dhe favorizon botën e krimit.
“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si një kartë për daljen nga burgu për shmangësit e taksave sepse përfshin në falje të konsiderueshme të evazionit. Sepse ne nuk kemi ende një administratë tatimore me mjetet e duhura, dhe se duhet një kornizë efektive për pastrimin e parave. Dua të theksoj se kjo iniciatë do të favorizonte botën e krimit, të pushtojnë ekonominë vendase. Do dëmtohej biznesi i ndershëm, do dekurajoheshin investimet serioze në Shqipëri. Do dëmtonte biznesin e ndershëm. Dhe meqë erdhën te kushtet e vështira, një shqetësim tjetër i FMN, ishte marrja e masave për t’u mbrojtur shtresat më në nevojë.” u shpreh Meta.
5- 7 vite pasi u zhduk në rrethana të pa qarta, policia ka zbardhur vrasjen e 16 vjeçarit Martin Gjonaj.
Pavarësisht insistimit të familjarëve dhe institucioneve për të kuptuar se çfarë ndodhi me të miturin e zhdukur më 19 maj të vitit 2015 dhe sorollatjeve të hetimeve në Lezhë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, hetimet u pezulluan pas dy vitesh pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Dritë jeshile hetimit i dhanë gjetja e disa eshtrave më 3 prill në fshatin Adriatik në afërsi të Hidrovorit, në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin 16-vjeçarit të humbur 7 vjet më parë.
Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Kurbit dhe marrja e dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.
Ai është 30 vjeçari Kristjan Cenaj, nga Mamurrasi, i cili u vu në pranga gjatë të hënës nga policia.
Dyshohet se më 18 maj të vitit 2015 Kristjan Cenaj ka dhunuar për vdekje 16 vjeçarin për t’i vjedhur atij orën dhe një varëse floriri që mbante me vete ditën kur ndodhi ngjarja.
6- “Thirreni Kosovën, Kosova dhe jo Kosovo. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës ku kërkoi rishikimin e Rezolutës për raportin e Dick Marty mbi Kosovën.
Rama tha se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës e Krimesë, ndërsa kërkoi nga Këshilli I Evropës, të mos braktisë shtetet e vogla në mënyrë që sic u shpreh ai të mos kërcënohen shtetet e mëdha. “
“Shtetet e vogla nuk duhen braktisur, që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati I shumatores së mbledhur rreth tyre. Nëse kemi mësuar dicka është se demokracia është një process në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar.Fjala e kryeministrit ka ngjallur shume debata ku disa e perkrahin e disa jo.
7- Porgres raporti i Komisionit Europian mbërriti zyrtarisht edhe në Kryeministri. Shqetësimi i Brukselit për dy nismat e qeverisë pasaportat e arta dhe amnistia fiskale u lexuan nga Qeveria si parashikime hipotetetike dhe jo rreziqe reale.
Por për ambasadoren e Bashkimit Europian raporti është i qartë.
“Mendimi i Komisionit është që miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE dhe Manival mund të vërë në rrezik ecurinë në këtë fushë dhe fushën e pastrimit të parave”, deklaroi Ambasadorja.
Aminsitia fiskale nuk është e vetmja nisme që kundërshtohet. Brukseli ka dhënë alarmin edhe për dhënien e nënshtetësisë për investitorët e huaj. Por, qeveria ka vendosur të mos tërhiqet nga pasaportat e arta, por të korrigjoje draftin për të reflektuar shqetësimet e partnerëve.
“Bashkimi Europian respekton sovranitetin e cilido shtet pëer të vendosur çfarë skemash do ketë për dhënien e nënshtetësisë por në të njëjtën kohë duke patur kontekstin ku jetojmë dhe agresionin rus kundër ukrainës kjo lloj skeme do vinte në pas disa rreziqe që janë shprehur qartë në raport. Komisioni Europian është i qartë dhe secili shtet duhet të vendosë vetë si do ecë përpara lidhur me këtë çështje”, u shpreh ambasadorja.
8-Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.
39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Burime thanë se konflikti mes dy familjeve Mjeshtri e Shira kishte nisur për shkak se dy të rinjtë kishin ngacmuar vajzën e autorit, Fiqiri Mjeshtri.
Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit.
3 vëllezërit Mjeshtri, dy anëtarët e familjes Shira dhe dy të familjes Hasula ishin ulur në kafe për tu sqaruar. Duket se biseda ka degraduar në sharje e fyrje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39 vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur ai u largua nga vnedngjarja dhe 100 metra larg baneses se tij u gjet i vetvrare.
9- Nga Berlini, në kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama në nisje të fjalimit të tij kërkoi mbështetje nga BE për të përballuar krizën energjetike.
Rama përsëriti edhe njëherë zhgënjimin nga periudha e pandemisë, ku tha se lënia pas e Shqipërisë me ndihmën e vaksinave, nuk duhet të ndodhe me energjinë. Me tone në dukje të qeta, Rama tha se të rinjve shqiptar nuk po u jepet mundësia të kenë të njëjtin akses sit ë tjerët në sistemin e lartë europian, pavarësisht se ata kërkohen më së shumti nga vendet e pasura
10- Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit iu është drejtuar me një mesazh pedagogëve që kanë paralajmëruar bojkot në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje rroge.
Duke marrë shkas nga protestat e tyre të vazhdueshme, Kushi tha se në vend të konfrontimit, zgjidhja më e mirë është ulja në bisedime konstruktive, duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që janë në dispozicion.
Ministrja tha se mbështetja e qeverisë do të jetë sikurse u miratua rritja e pagave të pedagogëve me 15%, nga të cilat 7% do të mbulohet menjëherë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me të ardhurat e universiteteve, duke theksuar se të ardhurat e universiteteve nuk janë vetëm tarifat e studentëve.