Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do ketë riparim të asfaltit të dëmtuar për të dyja senset e lëvizjes nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Kasharit në Tiranë.
I gjithë ky proces rehabilitimi do zgjasë 25 ditë.
Gjatë punimeve njëra korsi do jetë e lirë, ndërsa tjetra e bllokuar për 500 metra. ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore që do vendoset nga nesër.