Vizita e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar zhvillohet 10 ditë para përfundimit të afatit kur qytetarët serbë nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë me targa të qyteteve të Serbisë.

Marrë shkas nga kjo vizitë, “Deutsche Welle” shkruan se në Prishtinë dhe Beograd po shtohet presioni që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, ndonëse palët po janë të kujdesshëm të shpalosin detaje.

Vetëm në këtë javë, i ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qëndroi në Beograd dhe Prishtinë, ndërsa sot kryeqendrën e Kosovës e vizitoi i ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, raporton versioni në gjuhen shqipe i DW, përcjell gazeta online Reporteri.net. Escobar i fundit takoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kjo vizitë zhvillohet vetëm 10 ditë para se të kalojë afati kur qytetarët serbë me vetura me targa të qyteteve të Serbisë, nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, raporton transmetuesi ndërkombëtar publik gjerman./syri