Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu dhe komisionerët Olivér Várhelyi dhe Thierry Breton, diskutuan në një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë.
Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Heqja e roaming-ut në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- eshte vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%.