Sali Berisha mblodhi këtë të mërkurë grupin parlamentar. Kreu i demokratëve tha para deputetëve të selisë blu, se PD-ja duhet t’i dalë zot elitës së kombit. Kryedemokrati komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëve. Ai u shpreh se PD-ja mbështet kauzën e drejtë të  lëvizjes së sindikatave.

“Dhe pastaj pedagogëve, vetting. Pra ne duhet t’i dalim zot elitës së kombit. Ne duhet ta mbrojmë, ne jemi krenarë me ta. Ata kanë kontribute të jashtëzakonshme. Janë personalitete, janë njerëz të cilët në kushtet e vështira janë përpjekur të bëjnë maksimumin. Nuk mund të përpiqet që me një rast apo tjetër të përlyejë një botë të tërë akademike se është vetë i zhytur komplet. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare, e cila është në një sulm amoral të paimagjinueshëm dhe për të mbështetur kërkesat e tyre. Sa i përket mbështetjes sonë, e themi këtu, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë e drejtë. Të ishte lëvizje e jona themi krenarisht është e jona se nuk kemi asnjëlloj kompleksi për të shpallur lëvizje për kauzat e drejta, por ajo është lëvizje e sindikatave. Ju them socialistëve që mbështesin aty, ne mbështesim kauzën tuaj dhe do të mbështesim çdo kauzë të drejtë se ajo është e drejtë. Në mënyrë absolute mes mbështetjes sonë dhe qëllimeve të Edi Ramës ju jeni 100 herë më afër me këta që mbështesin një kauzë të drejtë sesa atë që ju kërcënon dhe sillet ndaj jush me një urrejtje patologjike. Ne do ta mbështesim, për ne universitetet janë pasuri e paçmuar kombëtare. Nuk janë pasuri e Edi Ramës ato”, tha Berisha./tvklan.al