Një aksident i rëndë automobolistik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Golf” ka përplasur një fëmijë të moshës 4-vjeçare. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital. Pas aksidentit, mësohet se fasmiljarët e 4 vjeçarit kanë ndaluar drejtuesin e automjeti dhe e kanë godituar. Po ashtu, ata kanë goditur me gurë edhe makinën, duke i thyer xhamat.