Edhe këtë vit akrepat do të kthehen pas me 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë në datën 30 tetor.

Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit.

Pse kthehet ora pas?

Kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Kthimi i orës përpara në pranverë sjell mbrëmje më të lehta.

Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.